Skip to content
Bota

Biden njohu zyrtarisht gjenocidin armen, ja reagimet që erdhën pas këtij vendimi

· 2 min lexim

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden njohu zyrtarisht masakrat ndaj Armenëve në 1915 në Perandorinë Osmane si gjenocid. Deklarata historike mund të dëmtojë më tej lidhjet e dobëta me aleatin e NATO-s Turqinë. Ja cilat janë reagimet që erdhën pas këtij vendimi:

Deklarata e Ministrisë së Jashtme Turke

“Ne e hedhim poshtë dhe denoncojmë në termat më të fortë deklaratën e Presidentit të SHBA në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 … Është e qartë se deklarata e përmendur nuk ka një bazë shkencore dhe ligjore, dhe as nuk mbështetet nga ndonjë provë.

“Kjo deklaratë … do të hapë një plagë të thellë që minon besimin dhe miqësinë tonë të ndërsjellë. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të SHBA për të korrigjuar këtë gabim të rëndë”

MEVLUT CAVUSOGLU, MINISTRI I JASHTËM TURK, NË TWITTER

“Fjalët nuk mund të ndryshojnë ose rishkruajnë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush mbi të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm.”

KRYEMINISTRI ARMEN NIKOL PASHINYAN

“Populli i Armenisë dhe armenët në të gjithë botën e perceptuan me shumë entuziazëm dhe e mirëpritën mesazhin tuaj … Pranimi i Gjenocidit Armen është i rëndësishëm jo vetëm si një haraç i paguar 1.5 milion viktimave të pafajshme, por edhe në drejtim të parandalimit të përsëritja e krimeve të ngjashme kundër njerëzimit “.