Njerëzit në të gjithë Amerikën iu përgjigjën verdiktit fajtor që u arrit në gjyqin e vrasjes së ish oficerit të policisë në Minesota Derek Chauvin, i cili u akuzua për vdekjen e George Floyd. Teksa familjarët pritën me lot vendimin, njerëzit ishin gurmbulluar para gjykatës në Minneapolis në pritje të një verditki të drejtë.
Dhe këtë herë drejtësia amerikane nuk zhgënjeu. Chauvin u shpall fajtor për të gjitha pikat.
Në një deklaratë të enjten mbrëma, Shefi i Policisë së Minneapolis Medaria Arradondo reagoi ndaj vendimit të arritur në gjyqin e Derek Chauvin, i cili shpalli një nga ish-oficerët e departamentit fajtor në vrasjen e George Floyd.
“Unë dua të njoh dhe falënderoj juristët në këtë rast për përgjegjësinë e tyre të madhe dhe detyrën e nderuar qytetare,” tha ai. “Vendimi është lexuar dhe unë respektoj procesin dhe vendimin.”
Shefi mori kohë për të falënderuar anëtarët e forcës dhe familjet e tyre.
“Viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe sfidues, megjithatë ata kanë vazhduar të shfaqen dhe t’i shërbejnë komunitetit tonë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë,” tha ai.
Arradondo kërkoi “qetësi, siguri dhe paqe në komunitetet tona” pas vendimit dhe tha se departamenti do “të përpiqet të bëjë çmos për të fituar besimin tuaj”.
Kryebashkiaku i Minneapolis Jacob Frey përshkroi një qytet “të mbërthyer në hidhërim” në 11 muaj që kur George Floyd vdiq, pasi shumë banorë dolën në rrugë të martën për të festuar verdiktin në gjyqin e Derek Chauvin.
“Kjo është një ditë e mirë në Minneapolis,” tha Frey gjatë një konferencë për shtyp disa orë pas shpalljes së vendimit. “Por më lejoni të jem jashtëzakonisht i qartë: Kjo është dita e parë”.