Skip to content
Kosovë

Kosova vendos masa të reja kufizuese, hapen restorantet dhe baret

· 2 min lexim

Kosova ka vendosur masa të reja kufizuese në kuadër të pandemisë Covid-19. Ora policore do të jetë nga 22:30 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë janë rihapur baret, restorantet, e qendrat tregtare me kushtin që të respektohet distanca përkatëse e sigurisë dhe numri i personave të lejuar. Masat e reja kufizuese hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Masat e reja kufizuese:

Nga ana tjetër institucionet e arsimit publik dhe privat do vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzimeve përkatëse për të parandaluar përhapjen e virusit.
Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;

Këto masa në fuqi do futen nga nesër