Në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të Çlirimit, përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, deklaroi se gjatë ceremonisë ata patën një përplasje me anëtarët e Gardës, të cilët, sipas tij, kishin marrë urdhra për t’i penguar.
Blushi theksoi se kjo përpjekje tregon tentativën e kryeministrit Edi Rama për të “privatizuar” edhe këtë datë historike.
“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve. Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, tha Blushi.