Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prishet tradita e politikanëve evropianë për të mos marrë anë në zgjedhjet amerikane

21:59 03/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Mes shqiptarëve ka pasur kohët e fundit një debat të fortë pas një thirrje nga Albin Kurti që shqiptaro-amerikanët të votojnë në favor të kandidatit Joe Biden.

Kryeredaktori i gazetës Illyria, Ruben Avxhiu, shkruan se, disa kritikat ndaj kësaj deklarate janë të sinqerta dhe legjitime. Të tjera nisen thjesht nga arsye politike e ideologjike. Por, ia vlen mbase të nënvizojmë se Kurti nuk është më një rast i rrallë dhe i vetmuar në kohën tonë.

Mendohet se shumica e udhëheqësve shtetërore të Europës preferojnë fitoren e kandidatin Biden, por jo të gjithë. Kryeministri britanik Boris Johnson preferon Presidentin Trump. Ndërsa kryeministri italian Conte ka pasur veçanërisht marrëdhënie të mira me të, por është treguar i matur dhe nuk është shprehur. Nga Parisi, në Berlin, në Madrid etj pritet me padurim një fitore e kandidatit Biden dhe një rikthim në marrëdhënien tradicionale mes aleatëve. Me Biden mendohet të jenë edhe udhëheqës në Japoni e Kanada, kurse Netanjahu në Izrael, Bolsinaro në Brazil, Modi në Indi etj janë qartazi afër Presidentit Trump. Një numër udhëheqësish arabë në Gjirin Persik shohin gjithashtu të Trump një partner me të cilin merren vesh.

Shumë debate ka lidhur me Kinën dhe Rusinë. Besohet se e para preferon humbjen e Presidentit Trump, kurse e dyta rizgjedhjen e tij

Të paktën tre udhëheqës shtetesh nga Europa Lindore janë shprehur tani publikisht për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“E respektoj jetën e vështirë dhe tragjike të Joe Biden dhe disa prej arritjeve të tij politike, disa vite më parë”, ka shkruar në Tuitër sot në mëngjes Janez Jansha, kryeministër i Sllovenisë. “Por, sot, nëse do të zgjidhet, do të jetë një nga presidentët më të dobët në histori. Në një kohë kur bota e lirë ka nevojë për një SHBA TË FORTË si kurrë më parë. Shko drejt fitores Donald Trump!”

Kjo deklaratë e kryeministrit slloven që është përcjellë me kritika nga kundërshtarët e tij politikë nuk është e vetmja e këtij lloji në rajon.

Dy ditë më parë, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda promovoi një këndvështrim që argumentonte se Joe Biden dhe media amerikane kanë vënë në shënjestër qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë sepse ato paraqesin një alternativë të suksesshme ndaj shkatërrimit të dyfishtë në Amerikë të industrisë dhe strukturës familjare.

Kjo është në të njëjtën vijë me qëndrimet e kryeministrit Viktor Orban të Hungarisë, preferenca e të cilit për Presidentin Donald Trump ka qenë gjithnjë e njohur.

Të tre këto figura politike që kanë thyer tabunë e komentimit për zgjedhjet në SHBA janë akuzuar në vitet e fundit se po vendosin diktaturën duke zaptuar institucionet e demokracisë liberale. Të vetëpërshkruar si nacionalistë, ata kanë parë te sllogani i Presidentit Trump “Amerika, E Para”, në mos një model, një provë që vizioni i tyre është ai i duhuri.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: BidenTrumpZgjedhjet në SHBA

Të lidhura

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi
Aktualitet

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 30 majit në Durrës, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri...

12:54 31/05/2025
‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës
Aktualitet

‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës

Një telefonatë anonime ka ngritur në këmbë forcat e rendit në Tiranë pas dyshimeve për një bombë të vendosur në...

20:21 30/05/2025
Para

Kapen 2 ton kanabis brenda ngarkesës me fruta-perime në Mal të Zi, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

12:54 31/05/2025
‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës

‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës

20:21 30/05/2025
Alarm nga DIA: Shqiptarët, faktor kyç në rrjetin e drogës

Alarm nga DIA: Shqiptarët, faktor kyç në rrjetin e drogës

19:49 30/05/2025
DASH: Minimi i votës kërcënon lidhjet transatlantike

DASH: Minimi i votës kërcënon lidhjet transatlantike

19:28 30/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.