Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

555 tërmete në 3 ditë në Santorini, turistët dhe punonjësit largohen në panik

11:27 04/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
555 tërmete në 3 ditë në Santorini, turistët dhe punonjësit largohen në panik

Dy ditët e fundit, radhë të gjata janë krijuar pranë portit të Santorinit, ku mijëra qytetarë, turistë dhe të punësuar po përpiqen të largohen përkohësisht nga frika e aktivitetit sizmik të vazhdueshëm dhe intensiv në ishujt Kyklades.

Sipas autoriteteve, nga 6,000 deri në 9,000 persona, mes tyre edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, janë larguar nga Santorini. Kompanitë ajrore dhe ato detare kanë shtuar fluturimet dhe udhëtimet drejt Athinës dhe Pireut, ndërsa qindra banorë kanë kaluar natën në makinat e tyre nga frika e lëkundjeve sizmike.

Vetëm në tre ditët e fundit janë regjistruar mbi 555 tërmete, ku më i fuqishmi ka qenë me magnitudë 4.9 Rihter. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë shënuar dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.7 dhe 4.8 Rihter.

Efthymios Lekkas, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti deklaroi:
Ky aktivitet sizmik nuk do të pushojë në ditët në vijim, do të vazhdojë edhe për disa ditë, ndoshta edhe disa javë, duke qenë se kemi të bëjmë me një proces jashtëzakonisht kompleks të evolucionit të fenomenit. Sizmologët janë konfuzë pasi ende nuk është regjistruar një tërmet i madh që të zhbllokohet gjithë energjia e akumuluar.

Tërmetet e shpeshta, të cilat ekspertët i cilësojnë si “breshëri tërmetesh”, kanë epiqendrën në zonën detare, rreth 30 km në verilindje të Santorinit. Ky fakt konsiderohet pozitiv, pasi ndodhet larg vullkanit të ishullit.

Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet rreziku i aktivizimit të një prej pllakave tektonike që shkaktuan tërmetin shkatërrues prej 7.7 Rihter në vitin 1956, me 55 viktima. Një tjetër skenar, ndonëse i pamundur, është edhe aktivizimi i vullkanit nënujor Kolumbos.

“Duhet të menaxhojmë një fenomen gjeologjik shumë intensiv. Dua t’i kërkoj banorëve tanë të ishullit, para së gjithash, të qëndrojnë të qetë dhe të dëgjojnë udhëzimet e mbrojtjes civile”, ka deklaruar Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Autoritetet, së bashku me specialistët dhe Ministrinë e Mbrojtjes Civile dhe Krizës Klimatike, kanë vlerësuar rreziqet për javët në vijim. Si masë paraprake, është vendosur që shkollat të mbeten të mbyllura gjatë gjithë javës, ndërsa masat mbrojtëse do të shtrihen edhe në nëntë ishujt përreth.

Në gatishmëri janë edhe repartet e ndërhyrjes së shpejtë në rast katastrofash, të cilat kanë sjellë gjeneratorë, çadra dhe materiale të tjera të nevojshme për situata emergjente.

Situata ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, veçanërisht pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme britanike, e cila u ka këshilluar shtetasve të saj në Santorini të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Santorini, një nga destinacionet turistike më të famshme në botë, njihet për pamjet spektakolare të shkëmbinjve dhe vullkanit të fjetur. Çdo vit, ishulli mirëpret mbi 3.5 milionë turistë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: SantoriniTermete

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
U gjet pa shenja jete në ambientet e teqesë, Baba Hekuran Nikollari, reagon policia

U gjet pa shenja jete në ambientet e teqesë, Baba Hekuran Nikollari, reagon policia

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English