Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

54% e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”

16:19 17/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banka e Shqipërisë ka kryer së fundmi një anketim për matjen e shkallës së përdorimit të terminologjisë “lek i ri – lek i vjetër”, përmes përfshirjes së disa pyetjeve në anketën për matjen e kulturës financiare të popullsisë shqiptare.

Rezultatet e mbledhura nga anketa tregojnë se, të vendosur përballë një kartëmonedhe 500 Lekë, më shumë se 54% e të intervistuarve instinktivisht e lexojnë apo e identifikojnë gabim vlerën e saj, duke i shtuar një 0 për ta kthyer në “lek të vjetër”. Situatat apo ambientet në të cilat të anketuarit shprehen se flasin rëndom, në mbi 80% të rasteve, me “lek të vjetër”, janë kryesisht ambientet joformale apo familjare, dyqanet e vogla apo tregjet e fruta-perimeve, bisedat me familjarë, miq dhe kolegë; të ndjekur nga mjetet e transportit publik. Nga ana tjetër, të dhënat dëshmojnë se komunikimi i gabuar i vlerës së lekut ndodh shumë më rrallë në institucione financiare (banka, jobanka etj.) me vetëm 28.1%, apo në zyra të administratës publike (39.4%).

Përveç institucioneve shtetërore dhe financiare, një faktor tjetër vendimtar që e ndikon mënyrën e komunikimit të publikut është edhe media, si ajo e shkruar ashtu edhe ajo audio-vizuale. Sipas perceptimit të 20% të publikut, mediat i komunikojnë gjithmonë ose shpesh çmimet dhe vlerat monetare në “lekë të vjetër”. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo përqindje, megjithëse e ulët, nxjerr në dritë nevojën për më shumë përfshirje të mediave në përpjekjen për ta zhdukur plotësisht këtë fenomen, veçanërisht duke pasur parasysh detyrimin e saj për përcjelljen e informacionit të vërtetë dhe të saktë tek publiku, si dhe rolin edukativ të saj.

Sipas grupeve sociale dhe demografike, rezultatet e vrojtimit tregojnë se vlerën monetare në “lek të vjetër” e komunikojnë më shpesh meshkujt, personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.

Për shkak të përdorimit të gabuar të terminologjisë në identifikimin e vlerës së monedhës vendase, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese, e cila do të shtrihet në kohë dhe do të synojë të jetë sa më gjithpërfshirëse, duke prekur grupe të ndryshme interesi.

Guvernatori, Gent Sejko, tha sot se më një periudhë afatmesme dhe përmes kanaleve të shumëllojta, Banka e Shqipërisë synon të trokasë në dyert e të gjithë shqiptarëve për çrrënjosjen e termave “i ri” apo “i vjetër”, duke shmangur konfuzionin në komunikimin e çmimeve dhe në leximin e treguesve ekonomikë e financiarë.

“Fakti që ky keqpërdorim është trashëguar në të folurën e përditshme dhe i ka rezistuar kohës për mbi 55 vjet, dëshmon që përpjekjet sporadike dhe të izoluara të një institucioni të vetëm për ta korrigjuar fenomenin, nuk mjaftojnë. Nevojitet një angazhim i përbashkët dhe i koordinuar mes institucioneve qendrore të vendit, mediave dhe aktorëve të tjerë relevantë. Veçanërisht i rëndësishëm për suksesin e kësaj fushate është roli i medias, e cila me fuqinë e përçimit të mesazheve në publik, ka aftësinë të ndikojë mendësinë dhe normën e komunikimit të publikut të gjerë. Një tjetër aktor me rëndësi për krijimin dhe ngulitjen e një mendësie të re, ka edhe shkolla, e cila mund të ndikojë në ndërprerjen e një zinxhiri 55-vjeçar dhe mos përcjelljen e tij tek brezi i ri,” tha Sejko.

Reforma monetare e vitit 1965 solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar. Por, megjithëse ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli, një pjesë e mirë e publikut nuk është përshtatur ende me këtë ndryshim dhe komunikon me “lekë të vjetër”, duke shkaktuar konfuzion në komunikimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe leximin e drejtë të treguesve ekonomikë e financiarë./ monitor.al

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen mbi 50% e kutive të votimit në rang kombëtar, duke përfshirë 2848 Qendra Votimi nga gjithsej 5225. Sipas rezultateve...

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës
Aktualitet

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon. Deri tani, janë numëruar 534 nga 1282 qendra...

17:36 12/05/2025
Para
Ndarja nga jeta e mjekut Shahin Kadaresë, Basha jep mesazhin e ngushëllimit

Ndarja nga jeta e mjekut Shahin Kadaresë, Basha jep mesazhin e ngushëllimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

17:30 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.