Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 vite punë në Shqipëri për të marrë diplomën! Rama sqaron detajet e vendimit për studentët e Mjekësisë

14:47 05/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama bëri të ditur zyrtarisht vendimin që tashmë është marrë për studentët e Mjekësisë. Për ata që regjistrohen këtë vit për herë të parë do të duhet të punojnë edhe për 5 vite pas mbarimit të studimeve si kusht që të marrin diplomën.
Në fakt kryeministri Rama tha se nuk është kusht, por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.

Gjithashtu Rama u shpreh më tej se çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhen dhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Për ata në proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh lidhur një vendim të rëndësishëm të qeverisë sot që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që paguan taksa. Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera.
Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, e çdo familjeje, e çdo të moshuari dhe çdo fëmije për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, me plakjen e popullsisë, me nevojën gjithmonë e më të madhe për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave, në këtë rast për mjekët ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap. Hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhen dhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Për ata në proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, por është absolutisht zgjedhja e tyre. Nuk është vetëm një zgjedhje. Për ata që do hyjnë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse do duhet të studiojnë mjekësi në universitetin publik do duhet të pranojnë këtë kusht. Nuk është një kusht, por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës. Nuk ndryshon asgjë në thelb për të drejtën e ushtrimit të profesionit sepse ajo bëhet menjëherë pasi mbaron studimet, por këtu. Për këtë paguan populli taksa”, tha Rama.

Ai theksoi se nuk paguan populli shqiptar taksa, që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar, të ikin që ditën e parë.

“Ama nuk iu ndalohet e drejta atyre që janë në universitet, që të largohen në rastet kur duhen. Por duhet të paguajnë një tarifë tjetër, e cila do të përcaktohet sipas ligjit, që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, deklaroi Rama.

 

 

Etiketa: featured-news

Të tjera

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh
Aktualitet

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit e çoi çmimin e naftës Brent nga 62 deri 65 dollarë për fuçi para sulmeve,...

14:28 03/03/2026
Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar
Aktualitet

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kërkesën e Kryeministrit lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe...

12:01 03/03/2026
Para
Vendimi për studentët e Mjekësisë! Ministrja Kushi tregon se çfarë ndodh nëse nuk u gjendet punë brenda një viti

Vendimi për studentët e Mjekësisë! Ministrja Kushi tregon se çfarë ndodh nëse nuk u gjendet punë brenda një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

14:28 03/03/2026
Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

10:51 03/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.