Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 muajt e parë të vitit, sistemi bankar e mbyll me një fitim kolosal prej 7 mln eurosh

08:56 12/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sektori Bankar i mbylli 5 mujt e parë të vitit 2021 me një fitim neto në vlerën e 7.9 miliardë lekëve, ose rreth 7 milionë euro. Fitimi i sektorit është dukshëm në nivele më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 56% më shumë dhe afërsisht në të njëjtin nivel me pesëmujorin e vitit 2019.

Edhe kthimi nga kapitali i sektorit bankar, mesatarizuar me bazë vjetore në fund të majit rezultoi 11.57%, nga 7.79% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Monitor.

Prej dhjetorit 2020, kthimi nga kapitali i sistemit po qëndron në nivele dyshifrore dhe pranë mesatares së pesë viteve të fundit. Edhe kthimi mesatar nga aktivet paraqitet i përmirësuar në 1.26%, nga 0.88% që kishte qenë një vit më parë.

Të dhënat mbi fitimet mbështeten në standardet e raportimit të aplikuara për qëllime të mbikëqyrjes nga Banka e Shqipërisë. Fitimet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, që janë edhe standardi ligjor i raportimit të bankave, nuk publikohen me frekuencë mujore. Gjithsesi, rezultati financiar mes dy standardeve mund të ketë diferenca të konsiderueshme, për shkak të parimeve të ndryshme që ndiqen në llogaritjen e fondeve rezervë për humbjet nga kreditë me probleme.

Rritja e fitimeve të sektorit bankar gjatë këtij viti reflekton në radhë të parë një ecuri pozitive të treguesit të kreidve me probleme, që ka vazhduar një rënie të ngadaltë, por konstante në muajt e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj ky raport shënoi nivelin 7.8%, nga rreth 8.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulja e kredive me probleme nënkupton më pak shpenzime për provigjione, që zakonisht japin ndikimin kryesor në luhatjet afatshkurtra të fitimeve të bankave tregtare.

Nga ana tjetër, gjatë këtij viti sektori ka shfaqur një performancë në përmirësim edhe për sa i takon bazës së të ardhurave. Bankat kanë rritur të ardhurat nga komisionet krahasuar me një vit më parë, kur kufizimet e mëdha të lëvizjes dhe orareve të biznesit sollën edhe rënien e ndjeshme të veprimeve bankare në degë dhe agjenci.

Të ardhurat neto nga interesat janë në rritje, falë zgjerimit të bazë së aseteve, që është shprehur në rritje të portofolit të kredisë dhe të investimeve në tituj. Në krahun tjetër, shpenzimet për interesa paraqiten në rënie, fenomen ky i lidhur sidomos me zhvendosjen e kursimeve kryesisht në depozita pa afat dhe llogari rrjedhëse, ku interesat që paguajnë bankat janë edhe më të ulëta./ E.Shehu

Etiketa: 7 mln euroBankat e ShqiperiseFitimi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Kaos në Gjeorgji! Protesta masive për rrëzimin e qeverisë, zbulohen arsyet

Kaos në Gjeorgji! Protesta masive për rrëzimin e qeverisë, zbulohen arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.