Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 ditë mjaftojnë! Vetingu pëson goditjen e parë nën dirigjimin e Pamela Qirkos!

18:11 28/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pamela Qirko u zgjodh mbrëmjen e 21 qershorit  në postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Motra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, u pa si rrezik potencial për futjen e rrënjëve të politikës në procesin më të rëndësishëm në drejtësi, VETINGU. “Gazetareforma.com” u mor menjëherë me këtë lëvizje, duke analizuar problematikat që sjell. Për këtë ne kontaktuam edhe ekspertë të cilët na pohuan se ajo që është me vlerë për t’u trajtuar në këtë rast ka të bëjë me faktin nëse lidhje të tilla garantojnë një KPK të paanshme dhe të pavarur nga pushteti ekzekutiv. (Lexo këtu)

E kur nuk ka kaluar një javë që nga ngritja e problematikës dhe vendosjes së Qirkos në krye të KPK, shenjat e para të paanshmërisë sapo janë dhënë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar të hënën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Blerona Hasa. KPK iu deshën vetëm 4 ditë për të hedhur poshtë një sërë çështjesh që implikonin Blerona Hasën, që nga papastërtia e figurës e deri te problemet me deklarimin e pasurisë.

Çfarë ndodhi gjatë seancës së zhvilluar vetëm 4 ditë më parë?

Gjatë seancës së 23 korrikut, KPK deklaroi se kishte gjetur disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë së gjyqtares dhe sipas relatores Brunilda Bekteshi u evidentuan probleme lidhur me ndërtimin e një kati banimi dhe papafingo që zotëron familja e gjyqtares në pjesën e sipërme të një shtëpie në qytetin e Durrësit – që sipas Komisionit përbëhej nga tre kate dhe bodrum, ndërsa gjyqtarja Hasa pretendoi se ishte me pesë kate. Hasa ka pasqyruar në deklaratën e saj përfundimin e dy kateve që zotëron familja e saj në muajin dhjetor të vitit 2007.

Si burim krijimi, ajo ka deklaruar dy kredi të marra prej saj dhe bashkëshortit në vitin 2007, një në vlerën 30 mijë euro dhe tjetrën 10 mijë euro. Por, sipas Bekteshit, nga dokumentacioni i siguruar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, rezulton se shtëpia ka qenë në gjendje karabinaje në vitin 2008. Hasa ka deklaruar në vitin 2016 marrjen e një kredie tjetër në vlerën 59 mijë euro me destinacion shlyerjen e një pjese të kredive të marra në vitin 2007 dhe vlerën 30 mijë euro për përfundimin e banesës. Leja e ndërtimit për banesën në fjalë ishte marrë nga vjehrri i gjyqtares Hasa në vitet 1997-1998 për ndërtimin e një objekti dy kate + garazh dhe se karabinaja e objektit është përfunduar në vitin 1999. Bekteshi e quajti të paplotë deklarimin për këtë pasuri dhe ngriti dyshime se papafingoja del jashtë lejes ndërtimore. Sipas Komisionit, në vitin 2008 banesa ka qenë ende në gjendje karabinaje dhe është përfunduar në vitin 2010.

Komisioni konstatoi pamundësi për rregullimin dhe arredimin e shtëpisë si dhe shpenzimet në vitin 2016 në vlerën 456 mijë lekë. Gjithashtu u konstatuan pamundësi financiare për kryerjen e shpenzimeve për periudhën 2009-2010 në vlerën 1.2 milionë lekë. Po ashtu,  Komisioni evidentoi përdorimin e pesë automjeteve nga bashkëshorti i saj, për të cilat gjyqtarja pretendon se nuk ishin në pronësi të tij. Po ashtu, ndaj gjyqtares Blerona Hasa janë depozituar 13 denoncime nga publiku në KPK. Denoncuesit pretendojnë se Hasa ka kryer zvarritje të proceseve dhe në një rast se ka pasur sjellje jo etike.

Vonesa të shumta në proceset gjyqësore 2016/2017

Platforma “Gjykata e hapur” që mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore ka konstatuar vonesa të shumta nga Hasa në çështjet gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit të vitit 2017, ndonëse çështjet që ajo ka patur në dorë kanë qenë të pakta. Kështu, ajo ka patur një ngarkesë pune nën mesataren e çështjeve që duhet të shqyrtonte, sipas kriterit të vendosur nga vetë Gjykata, por ka konsumuar 48 ditë më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2017-ës. Po ashtu, edhe sa i takon afatit të dorëzimit në sekretari të dosjes, rezulton se Hasa ka tejkaluar afatin ligjor të parashikuar nga GJAA. Në këtë rast afati ligjor i parashikuar është tejkaluar mesatarisht 1.1 herë.  Vonesa të tilla janë vënë re edhe në vitin 2016 por për më shumë detaje kliko KËTU.

Megjithatë, gjithë argumentet e mësipërme u hodhën lehtazi poshtë në vetë një seancë, që i dha Blerona Hasës PASTËRTINË, duke kaluar Vetingun.

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para

Atentati në Elbasan ku mbeti i vrarë ‘Rramani’! Arrestohen dy persona babë e bir, gjendet arma e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.