Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 anëtarëve të KLGJ iu mbaron mandati, Gjykata e Lartë hap garën për kandidatët

15:35 22/07/2021
Reading Time: 5 min lexim

Në 12 dhjetor të këtij viti përfundon mandati i 5 prej anëtarëve aktualë të KLGJ-së. Gjykata e Lartë ka hapur garën për anëtarët e rinj të cilët mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 3 shtator.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, 6 të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve dhe 5 nga radhët e jo gjyqtarëve ndërkohë 12 dhjetori do të thotë fund i mandatit për 3 prej anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve dhe 2 nga pedagogët. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare përcaktohen kushtet dhe afatet e aplikimit për personat që do të shfaqin interes për t’u bërë pjesë e këtij organi të drejtësisë së re në Shqipëri.

Njoftimi i plotë

Sipas nenit 147/b të Kushtetutës, mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbaron me përfundimin e afatit kohor të mandatit. Referuar nenit 277 të ligjit 115/2016 “Për qeverisjen e organeve të sistemit të drejtësisë”, që parashikon se mandati i anëtarëve të ish KLD-së përfundonte “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor”dhe se KLGJ konsiderohet i krijuar “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i tij”, data 12 dhjetor 2019, kur janë zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve 6 anëtarët e fundit përcakton momentin nga i cili fillon mandati i anëtarëve të këtij organi. Për rrjedhojë, data 12 dhjetor 2021 konsiderohet si data e përfundimit të mandatit respektiv për 5 anëtarët e KLGJ-së, sipas shortit të hedhur në momentin e krijimit të KLGJ-së, respektivisht, 3 anëtarë të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve, si dhe 2 anëtarë të zgjedhur nga radhët e pedagogëve.

Referuar rregullave ligjore që përcaktojnë zhvillimin e kësaj procedure të hollësishme, ndjekja e të gjithë fazave procedurale nevojitet të respektohet me përpikmëri, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor nga të gjitha organet kompetente të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, jo më vonë se data 12 dhjetor 2021. Gjithashtu, bazuar në nenet 9 dhe 107 të ligjit 115/2016, jo më vonë se 4 muaj nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ-së shpallet thirrja nga Kryetari i Gjykatës së Lartë për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët për anëtarë të KLGJ-së. Në zbatim të këtij detyrimi, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë me anë të këtij njoftimi publik shpall thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të KLGJ që duhet të plotësohen nga radhët e gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Sipas nenit 9 të ligjit 115/2016, afati ligjor fundor brenda të cilit duhet të shpallet thirrja për paraqitjen e interesit për anëtarë të KLGJ është data 12 gusht 2021. Ligji ka parashikuar ndjekjen e disa fazave procedurale edhe afateve konkrete, të cilat llogariten duke konsideruar datën 12 gusht 2021, si datë të fillimit të procedurave përkatëse. Meqenëse shpallja e thirrjes për shprehjen e interesit nuk mund të bëhet tej datës 12 gusht 2021, vlerësohet e arsyeshme që thirrja të bëhet më parë, me qëllim që të mos lihet në afatin fundor, si dhe duke qenë se për shkak të ligjit, muaji gusht është muaj i pushimeve vjetore në sistemin e drejtësisë. Me qëllim që kandidatët dhe organet përkatëse të kenë kohën e mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore, afati i paraqitjes së kandidaturave do të jetë data 3 shtator 2021.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare. Vendimi për përjashtimin e kandidaturave bëhet nga Komisioni i Kualifikimit pranë Gjykatës së Lartë, i cili përbëhet nga Kryetari dhe 2 gjyqtarë të caktuar me short. Kandidatët e përjashtuar nga Komisioni i Kualifikimit kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjithë niveleve, për zgjedhjen e kandidatëve, jo më vonë se 2 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ, sipas nenit 13 të ligjit 115/2016. Brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit në faqen zyrtare të institucioneve mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve për rrëzimin e kërkesës ose për përsëritjen e zgjedhjeve.

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr.115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. a) jetëshkrimin e përditësuar;
  2. b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/ëeb/deklarate_klgj_5880.pdf
  3. c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: /ëeb/Formular_Vetedeklarimi_3556_1.php

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

  1. d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/ëeb/formulari_ish_sigurimi_shtetit_5878.pdf
  2. dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
  3. e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2021/07/VENDIM-Nr.-277-dat%C3%AB-01.07.2021-P%C3%8BR-MIRATIMIN-E-FORMULARIT-N%C3%8B-ZBATIM-T%C3%8B-NENIT-10-T%C3%8B-LIGJIT.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, sipas ligjit nr.84/2016, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected] , si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë: Rruga Ibrahim Rugova, Nr.20, 1001, Tiranë.

Etiketa: anetarevegjykata e larteKLGJ

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Prokurorit të Vlorës i sekuestrohet automjeti, SPAK do të nisë “aksionin” në shtator

Prokurorit të Vlorës i sekuestrohet automjeti, SPAK do të nisë “aksionin” në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.