Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

4 vjet heshtje dhe indiferencë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ja si po tentohet të transformohet Vjosa në një liqen

16:17 26/06/2020
Reading Time: 7 min lexim

Mrekullia 270 kilometra e gjatë, Vjosa e cila lidh shtetet e Europës, sot është përballë një rreziku të madh.

Perla e “egër” e Europës po transformohet tërësisht duke u kthyer në një liqen për shkak se po planifikohet ndërtimi i dy digave të hidrocentraleve me prodhim të lartë energjie.

Bëhet fjalë për hidrocentralin e Poçemit dhe të Kalivaçit. E cilësuar si “zemra blu e Europës”, Vjosa është një nga lumenjtë më të veçantë në kontinent dhe është i fundit lum i egër në Shqipëri. Me tentimin e asgjesimit të saj, dëmet do të jenë të parikuperueshme në turizëm, në biodiversitet dhe në bujqësinë e zonës. Do ketë shumë përmbytje tokash, që do lënë me “gisht në gojë” shumë banorë, por hidrocentrali i Klivaçit, s’mund të ndalet as nga Ministria e Mjedisit. Në 2 shkurt 2016, në buletinin zyrtar të Agjensisë Kombëtare të Prokurimeve Publike u njoftua për hapjen e hapjen e procedurës për dhënien me konçesion 35-vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa.

Kujtojmë këtu se në datën 29 korrik 2015, Qeveria miratoi pranimin e një kërkese të pa kërkuar nga kompania turke Çinar-San për ndërtimin e këtij projekti. Kompania në fjalë, ka fituar të drejtën e një bonusi prej 8 % edhe pse është një kompani me kapacitete modeste dhe nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të hidrocentraleve, apo të energjisë në përgjithësi. Ende pas katër vitesh, lumi Vjosa diskutohet për t’u bërë kurbani i radhës, ku qeveria po tenton t’i marrë frymën me forcë, pavarësisht përpjekjeve të aktivistëve. Lumi Vjosa është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë natyrore Kombëtare dhe Evropiane që ka Shqipëria.

Dikur kryeministri Rama ka premtuar se:

“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizmi nga hidrocentralet dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjare duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës.”
Fitues u shpall bashkimi i kompanive turke “Çinar”, dhe “Ayen Energji”, që nuk kishin asnjë konkurrent tjetër, kompani turke këto pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste. Por, pyetja që ngrihet për këto dy zona kaq të rëndësishme është se kush i jep lejet për këto ndërtime? Ajo që çudit më shumë është fakti se Zagoria, e cila ndodhet shumë pranë Vjosës është shpallur zonë e mbrojtur, e ndërsa Vjosa ka ngelur në hije si të ishte lumi më i parëndësishëm në zonat e Juglindjes.
Këto zona të ndodhura shumë pranë shtetit grek, të cilat mbahen më së shumti nga emigracioni, thithin shumë turistë për shkak të bukurive të lumit Vjosa.
Transformimi në Park Kombëtar i Vjosës është kërkuar edhe nga Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore. Ky konstatim vërtetohet edhe nga Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, për digat mbi Vjosë. Nëse Vjosa do të shpallej Park Kombëtar, projektet për HEC-e do të mund të rrëzoheshin, por duket se interesat ekonomikë janë të mëdha. Në një reportazh të publikuar nga “Top Channel”, flitet për një aplikim për leje mjedisore që është bërë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për konçesionin e Kalivaçit nga Francesko Beketit fillimisht.

Por, qeveria shpalli një tjetër garë për  koncesion më 26 maj 2017 ku ishin tre propozime. Fituese u shpall kompania turke “Ayen Energji”. Rezulton se koncesionari ka bërë aplikim per leje mjedisore më 2 prill pranë Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, por tashmë ka kaluar afati dy mojor i përcaktuar në ligj. Nuk dihet nëse leja është lëshuar, pasi asnjë përgjigje, apo kundërpërgjigje nuk është marrë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Dyshohet se dhënia e lëshimit të lejes për shkatërrimin e Vjosës po kalon në heshtje.

Si nisi historia e Kalivaçit

Historia e Beketit në Shqipëri ka filluar që në vitin 1997, kur fitoi të drejtën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit në Kalivaç, mbi lumin Vjosë. Më pas, lidhi kontrata miliona euroshe me ENEL dhe “Deutsche Bank”, të cilave u mori, thotë akuza, miliona euro me dokumente të falsifikuara. Duke përdorur punimet në hidrocentral, Beketi arriti që, pas fitimit të koncesionit, të krijojë shumë shoqëri të tjera, me pronare nënën e tij, apo edhe bashkëpunëtorët, disa prej tyre shqiptare. Arriti të krijonte rreth 9 shoqëri, duke qarkulluar me njëra-tjetrën miliona euro, të cilat justifikoheshin me punime në hidrocentral. Por, punimet zmadhoheshin nga nënkontraktorët (shoqëritë e bashkëpunëtorëve të tij) me qëllim zhvatjen e kompanive që i kishte bashkortake, që më vonë u larguan.
Më pas, këto para, që prokuroria thotë se janë fituar me mashtrim apo falsifikim, u investuan në disa shoqëri të tjera, mes të cilave edhe televizionin “Agon Channel”.

Skema e Francesko Beketit

Askush nuk u thellua fillimisht tek një problem i madh. Koncesionari, BEG S.P.A ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milionë euro dhe të paguar 340 mijë euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milionë USD!
Për më shumë se tre vjet, deri në nëntor 2000, askush nuk u kujtua më për Kalivaçin, as vetë koncensionari.

Ndryshime të shpeshta në kontratë

Këshilli i Ministrave në 02.11.2000 me VKM nr.590 miratoi disa ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare të koncensionit te një kompani tjetër e kontrolluar prej tij. Në të vërtetë bëhet fjalë për pranim nga ana e koncensionarit, që nuk është i aftë të ndërtojë vetë apo i vetëm veprën e marrë në koncension.
Sidoqoftë, ky vendim i hapi rrugë Françesko Beketit (Francesco Becchetti) për të kërkuar nëpër botë investitorë të aftë për të ndërtuar Kalivaçin, për t’i përfshirë në skemën e tij të mashtrimit.
Nga 2000 deri në 2007 përsëri askush nuk u kujtua për Kalivaçin.
Koncensionari, arriti ndërkohë të gjejë partnerin (apo viktimën?) e radhës, gjiganti gjerman “Deutsche Bank AG”.
Me vendimin nr.363, datë 06.06.2007 Këshilli i Ministrave miratoi sërish ndryshime shumë të rëndësishme në kontratën fillestare të koncensionit, të ndryshuar.
Këtë herë u legjitimua pjesëmarrja e një partneri të ri në koncension pikërisht “Deutsche Bank AG”, nëpërmjet krijimit të një shoqërie të përbashkët me BEG (ku BEG do të kishte 55% të aksioneve dhe “Deutsche Bank AG” 45%, me kapital total 15 milionë euro).
Investimi i parashikuar u shtua në 129 milionë euro dhe u la në diskrecion të koncensionarit përzgjedhja e nënkontraktorëve.

Beketi në kantier

Kronologjia e një Hidrocentrali që nuk dukej dhe gjyqet pa fund

Sipas kontratës së vitit 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002. Sipas kontratës së vitit 2000 është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005, duke marrë të mirëqenë që punimet ende nuk kishin filluar. Sipas kontratës së vitit 2007, prodhimi do të fillonte në vitin 2011.
Sot jemi në mes të 2020-ës. Hidrocentrali nuk ekziston. “Deutsche Bank AG” u tërhoq nga bashkëpunimi 4 vjet më parë. Mjafton të ndjekësh në mënyrë kronologjike çfarë ka ndodhur në Kalivaç dhe konkluzioni del vetë.
Nga 1997 deri në 2007 BEG, pa filluar për asnjë moment punimet, ka përdorur kontratën koncesionare me shtetin shqiptar për të gjetur një investitor, “të majmë” financiarisht, aq sa për të mbuluar në masën 100% koston e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit.

Në vitin 2007 ky investitor u gjet, ishte “Deutsche Bank AG”, ishte “i majmë” më shumë se duhej dhe mbi të gjitha u bind që kjo ishte një “punë e madhe”. Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l në Itali me kapital themeltar 17,850,000 euro, mbi të gjitha të paguar në natyrë, në masën 16,500,000 euro, dhe të përbërë nga kontrata e koncensionit për Kalivaçin, disa studime të ndryshme për Kalivaçin, projekti i papërfunduar i këtij koncensioni, një autoveturë “Nissan Patrol”, një PC Optiplax, një printer HP duke zbritur disa borxhe të maturuara ndaj një personi të tretë! Po në 2007 BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k në Shqipëri me NIPT K72326018B, me kapital themeltar 500,000 lekë dhe i kalon kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar.
Pak ditë më vonë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k i shitet 100% “Hydro” S.r. dhe kjo e fundit bëhet gati kështu për të futur në lojë “Deutsche Bank” .

Pak muaj më vonë “Deutsche Bank” blen 45% të 500,000 lekëve për më shumë se 8 milionë euro dhe merr përsipër detyrimin për të financuar në vazhdimësi punimet në Kalivaç. Deri në 2009 BEG financon punimet në Kalivaç duke paguar nënkotraktorët si “Salillari” sh.p.k, “Arti” sh.p.k, “C.A.E” sh.p.k dhe të tjerë me milionat e paguara nga “Deutsche Bank”. Pagesat u ndërprenë kur “Deutsche Bank”  ndërpreu financimin, u tërhoq nga Hydro dhe nisi procedurat ligjore kundër BEG. Në fundit të vitit 2009 nga punimet u tërhoq edhe kallëzuesi “C.A.E” sh.p.k, pasi punimet e papaguara arritën në vlerën mbi 2 milionë euro, shumë kjo e dokumentuar. Nëse lumi Vjosa do të shfrytëzohet nga privatët për 35 vite, kur veprat energjitike t’i dorëzohen shtetit, nuk do ketë më asnjë fitim për të nxjerrë.
Lejet për HEC-et, po jepen pa bërë studime të mirëfillta.
Ata që do ta pësojnë është populli shqiptar, pasi do të paguajnë fatura të kripura në taksa për t’i rikthyer këto hidrocentrale në prodhim. Kostot do të jenë jashtë çdo logjike. Dhe pika e dytë është se këto bukuri natyrorë do të braktisen si nga vendasit por edhe nga turistët.

Faqja e malit ku do të mbështetet diga e Kalivaçit

Autoritetet shqiptare qëndrojnë shpërfillëse ndaj të gjitha fakteve që janë parashtruar në media, në lidhje pasuritë publike. Shteti shqiptar sillet ndaj pasurive publike si të ishin pronari i vetëm i tyre, duke mos dhënë shpjegime e sikur të mos jenë zgjedhur nga populli.

Etiketa: 4 vjetheshtjeindiferenceja si po tentohetministriamjedisitne nje liqentransformohetturizmitvjosa

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Manastirliu viziton ‘Shefqet Ndroqin’, “Do të rihapet nëse ka rritje të rasteve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.