Policia ka Arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. E.L., 39-vjeç banues në në Durrës, është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Gjithashtu edhe shtetasi R. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” . Në prangat e policisë ka rënë edhe shtetasi F. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Njoftimi i plotë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme u bë ndalimi i shtetasit R. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se do t’i siguronte disa shtetasve kalimin jashtë kufirit, kundrejt vlerave monetare.
—
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.