Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

4 ditë pas aksidentit me 279 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

11:04 16/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër incident ajror ka ndodhur vetëm katër ditë pas tragjedisë së rëndë në Ahmedabad, ku një avion i Air India u rrëzua duke shkaktuar 279 viktima.

Fluturimi AI315, me itinerar Hong Kong – Delhi, u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes për shkak të një problemi teknik të raportuar nga piloti gjatë fluturimit.

Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, i njëjti model me atë të aksidentuar në Ahmedabad, u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët u evakuan sipas protokolleve të sigurisë.

Aktualisht, avioni po i nënshtrohet inspektimeve të hollësishme nga autoritetet kompetente.

Ky fluturim ishte nisur nga Hong Kongu në orën 12:00 me kohën lokale, me destinacion Delhi-n në orën 12:20 me kohën indiane.

Po ashtu, më 13 qershor një fluturim tjetër i Air India, AI379 nga Phuket drejt New Delhi, u detyrua të bëjë ulje emergjente në Tajlandë për shkak të një kërcënimi për bombë në bord. Pasagjerët u evakuan në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet, megjithëse detaje të mëtejshme nuk janë bërë publike.

Këto ngjarje ndodhin në një moment kur hetimet për aksidentin tragjik të fluturimit AI171 në Ahmedabad vazhdojnë.

Ky aksident, ku humbën jetën 279 persona, konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në historinë e aviacionit indian. Vetëm një person mbijetoi nga ky përplasja fatale.

Në vijim të hetimeve janë analizuar prova të ndryshme, duke përfshirë regjistrimet e kutisë së zezë dhe një video që sugjeron se pozicioni i krahëve gjatë ngritjes mund të ketë qenë i gabuar, çka mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit.

Ndërkaq, në këto ditë të errëta, kanë dalë edhe disa histori mbijetese të jashtëzakonshme. Shtatë persona, të cilët për arsye të ndryshme nuk udhëtuan në fluturimin fatkeq, shpëtuan nga kjo tragjedi.

Disa prej tyre u vonuan, të tjerë anuluan udhëtimin për arsye personale apo probleme me check-in-in, ndërsa disa ndjenë shqetësim dhe e shtynë fluturimin.

Një prej tyre, Yaman Vyas, i cili kishte planifikuar të fluturonte drejt Londrës, anuloi udhëtimin pas kërkesës së nënës së tij. Të tjerë, si Jaimin dhe Priyia Patel, u ndaluan në portë për arsye administrative dhe nuk hipën në avion, ndërsa Savji Timbadias dhe Bhoomi Chauhan humbën fluturimin për arsye të ndryshme.

Këto fatkeqësi rikujtojnë rëndësinë e sigurisë në aviacion dhe sfidat që paraqet ruajtja e standardeve maksimale në një fushë ku çdo gabim mund të ketë pasoja tragjike.

Etiketa: Air indiadifekt

Të tjera

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona
Aktualitet

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania”, një zhvillim që do të rëndojë...

13:47 21/03/2026
Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
Para
Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

11:52 21/03/2026
Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.