Në natën e ndërrimit të viteve, 25 persona u paraqitën në urgjencën e spitalit të Vlorës, kryesisht për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit dhe dëmtimeve nga fishekzjarret.
Në Durrës, 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për dëmtime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve.
Të gjithë pacientët kanë marrë trajtim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.