Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të përsëritur prej disa herësh, e të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Duke folur për mediat, Kapisyzi theksoi se pacienti është shtruar në spital më 25 tetor, ndërsa shtoi se ai iu nënshtrua gjithë ekzaminimeve sipas protokolleve të caktuara.
Sipas deklaratës së drejtorit Kapisyzi, nga të dhënat që kanë mjekët, 52-vjeçari Preng Gjonaj nuk paraqiti ndryshime, apo shenja psikologjike jo normale.
Perlat Kapisyzi u shpreh:
“Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete.
52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2.
I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror.
Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes.
Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit.
Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje.
Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne”, ka thënë para mediave drejtori i spitalit, Perlat Kapisyzi.
Megjithatë, edhe pse ky është rasti i tretë që tek “Shefqet Ndroqi” pacientët vetëvriten, drejtori i këtij spitali nuk dha asnjë koment në lidhje me masat që mund të merren për të parandaluar këto ngjarje në vijim.
Edhe pse iu kërkua nga gazetarët që të vendosen kangjella prej hekuri në dritare për arsye sigurie, Kapisyzi, tha se për momentin duhet respektuar dhimbja e familjarëve dhe ai i personelit mjekësor.
Kujtojmë se gjatë muajve të kaluar, nga ambientet e “Covid-2”, janë vetëhedhur me pasojë vdekjen edhe dy pacientë të tjerë.
Më 13 gusht është hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe humbi jetën 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. Ndërsa në 2 shtator 65-vjeçari Hasan Mira ishte pacienti i radhës që i dha fund jetës duke u hedhur po nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, dy ditë pasi ishte shtruar./GazetaReforma.com/