Rreth 9 muaj më parë biznesmeni italian inskenoi vdekjen në malet e Pukës dhe më pas nisi pushimet në Vlorë, ku dhe prezantohej si një shkrimtar italian.
Së fundmi ai ka treguar të gjithë rrjedhën e ngjarjes për mediat italiane. Pecorelli ka rrëfyer të gjithë historinë që nga nisja për në Shqipëri, vendimi ekstrem për t’i dhënë fund jetës, për të vazhduar më tej me thesarin e gjetur në Montecristo, 250 kilogram monedha ari.
Pecorelli ka folur edhe për “personazhin” kryesor të kësaj ngjarje që është një prift, i cili i ka dhënë shumë ndihmë, por edhe idenë për eshtrat e djegura në makinë.
“Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për t’u rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.
Pavarësisht se ka treguar të gjithë historinë me priftin, biznesmeni italian nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me identitetin e tij. Po ashtu ai ka thënë se nuk do ta tregoj kurrë emrin e tij dhe se do ta marrin me vete në varr pasi ai i ka shpëtuar jetën. Ndër të tjera biznesmeni italian ka folur edhe për thesarin me 250 kilogramë monedha ari të pastra.
“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Ku gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.
Pekorelloi ka deklaruar se dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjore dhe më pas u arrestua.