Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Shkodër, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile, ku sipas policisë, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.