Rasti i 22-vjeçares nga Kenia është sa enigmatik aq edhe tronditës, ku teksa erdhi me shume entuziazëm në Shqipëri për të punuar, pa vdekjen me sy.
Joi, erdhi nga Kenia e largët për të bërë një punë të ligjshme në Shqipëri, por në datë 12 gusht poshtë pallatit ku banontë u gjet në gjendje të tmerrshme, në luftë me jetën. Gjendja e saj shumë e rëndur i bënte mjekët të besonin se ajo nuk mund të mbijetonte, por Joi rezistoi. Joi ndodhet tashmë te Spitali i Traumës, ku dyshohet se truri i saj është dëmtuar dhe ka nevojë për trajtim të specializuar.
Ndërkohë që mamaja e Joit tregon më shumë për “ABC News” ku shprehet se vajza e saj erdhi me 14 shkurt të këtij viti në Shqipëri për të punuar dhe i pëlqente ajo që bënte. Gjithashtu ajo rrëfen se biseda e fundit në rrjetin “Whats App” me Join ka qenë me datë 12 gusht dhe pasi nuk mundi të lidhej me më vajzën e saj, erdhi edhe vetë, shumë e shqetësuar në Shqipëri. Asaj iu desh të përballej me një lajm tronditës, teksa vazja e saj dergjej në shtratin e spitalit, në gjendje fatale.
“Unë jam nëna e Xhoit. U informova se ajo kishte humbur nga kompania e burimeve njerëzore ku ajo ishte e punësuar. Xhoi u nis për në Shqipëri më 14 shkurt, pra, ajo mbërriti këtu më 15 shkurt. Ajo ishte e punësuar. I pëlqente puna e saj dhe gjithçka deri në çastin e aksidentit. Çfarëdolloj gjëje që të ketë ndodhur në rezidencën e saj pas punës është ende e panjohur. Ajo ishte duke punuar në turnin e natës më datë 12 gusht. Të shtunën në 3 të mëngjesit u kthye nga turni i natës. Isha duke folur me të me anë të Ëhatsappit. Ishte në gjendje të mirë. Dukej në rregull. Nga ora 3 deri në orën 3 e 25. Atëherë mora mesazhin e fundit nga ajo. Ajo ishte hera e fundit që folëm deri më tani. Që atëherë ajo nuk ka folur më. Më 13 nuk më foli. As më 14 nuk më foli. Kur erdha këtu gjeta Xhoin te shërbimi intensiv. Nuk merrte frymë. Nuk mund të hapte as sytë, nuk mund të bënte asgjë. Kur e takova doktorin te shërbimi intensiv më tha se gjendja e saj nuk është e mirë dhe se nuk kanë shpresa se ajo do të arrij të marr frymë e vetme. Ka nevojë për ndërhyrjen time. Ndoshta, nëse ndodh ndonjë mrekulli, Xhoi do arrijë të marrë frymë vetë. Vazhdova së vizituari Xhoin dy herë në ditë, një herë në mëngjes, në orën 11 dhe një herë pasdite derisa një ditë hapi sytë. Atëherë doktori më tha se duan të përpiqen ta heqin nga aspiratori që të marrë frymë vetë. U deshën dy javë që të dali nga aspiratori. Ia doli. Më 11 tetor lëvizi nga shërbimi intensiv dhe shkuam te pavijoni. Ka pasur një rast kur më ka thënë se nuk ndihet e sigurt. Ka qenë 1 gusht. Ka pasur një debat me shoqen e dhomës dhe pas asaj date, pas 1 gushtit, e çuan në një rezidencë tjetër. E kaluan nga rezidenca ku jetonte, në rezidencën tjetër ku u lëndua. Ajo nuk kishte të dashur në Shqipëri por në të kaluarën ka pasur. Është një vajzë e bukur dhe ka admirues”, shprehet mamaja e Joit, 22-vjeçares nga Kenia për “ABC News”.
Pëertej faktit që ngjarja është e rëndë, duhet theksuar se mënyra si e ka trajtuar Policia e Shtetit këtë çështje lë hapësirë ppër polemika dhe dyshime.
Ndërkohë që 22-vjeçarja punonte në Shqipëri me dokumente të rregullta, Policia e Shtetit bën diferencime në deklaratat e saj zyrtare për ngjarjet e paprecedenta.