Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

22 mijë punonjës të shkurtuar nga puna/ Fasonët kërkojnë 52 mln euro nga qeveria, nuk kanë asnjë kontratë me vendet e tjera për 2021-shin!

21:54 27/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas një situate tejet të vështirë që po kalon sektori i fasonerisë për shkak të pandemisë së covid-19, përfaqësues të kësaj industrie, i janë drejtuar për ndihmë qeverisë.

76 mijë punonjës në industrinë e fasonerisë në Shqipëri, përveçse qëe paguhen pak, janë një fuqi punëtore e cila për shkak të pandemisë dhe mënyrës së punës së tyre zinxhirore mund të kthehen në një “bombë biologjike” për të gjithë, tashmë rrezikojnë të mbesin pa punë, pasi për vitin 2021, i gjithë ky sektor nuk ka asnjë kontratë me vende të tjera jashtë për porosi veshjesh, këpucësh etj.

Si pasojë, fasonët kërkojnë një shumë prej 52 milionë eurosh, për të diversifikuar prodhimin, për likuiditet dhe për të kthyer prodhimin në “Made in Albania.”

Rreth 68 kompani fasonerie, janë pyetur në lidhje me këtë problematikë, të cilat për hir të së vërtetës përfaqësojnë diku te mbi 10% të totalit të 660 fabrikave që operojnë në këtë sektor.

Kjo anketë në të cilët janë pyetur punonjësit e 68 kompanive fasonerie, është zhvilluar nga shoqata “Pro Eksport Albania”.

Spas anketimit, rreth 98.5% e punonjësve të pyetur, shprehin nevojë urgjente për një paketë të tretë mbështetëse për ta nga ana e qeverisë, teksa mbi gjysma e tyre deklarojnë se janë të gatshëm të shesin biznesin pasi nuk arrijnë të përballojnë kostot dhe humbjet.

“Nevoja për diversifikuar linjën e prodhimit në bazë të bizneseve të pyetura është rreth 32 milionë euro, shtoji kësaj nevojën për likuiditet që sipas anketës ka rezultuar rreth 15 milionë euro, por dhe duke parë nevojën për lëndë të parë prej 5 mln euro në total pra kemi nevojë për një paketë 52 mln euro që të dalim me prodhimet tona dhe të vijojmë punën normalisht”, ka deklaruar përfaqësues i “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe.

Përballë kostove të shtuara dhe mungesës së likuiditetit për të paguar pagat e punonjësve, përfaqësuesit e sektorit deklarojnë se janë të detyruar të bëjnë sërish shkurtime nga puna edhe në vijim.“Ne nuk kemi asnjë kontratë në horizont. Zero kontrata të reja sepse edhe partnerët tanë janë të paqartë, pra jemi në vështirësi. Në një anketë të zhvilluar pak kohë më parë rezultuan mbi 22 mijë të papunë nga fasonët. Por, nisur nga situate aktuale mendojmë se fatkeqësisht mund të bëjmë sërish shkurtime që mund të prekin rreth 7-8 mijë punonjës pasi nuk përballojmë dot kostot”, është shprehur ndër të tjera Prençe.

Ndërkohë kujtojmë se në këtë industri, industria e veshjeve e këpucëve është një ndër më të prekurat nga kriza e Covid-19.

Sipas INSTAT-it, për 11-mujorin e këtij viti eksportet e fasonëve arritën në 93.4 miliardë lekë, në rënie me 16 miliardë lekë apo 130.5 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.

Duke qenë se në këtë sektor, nuk ka ende asnjë kontratë të re nga vendet partnere, pritet që kjo ecuri negative e bizneseve fason, të vazhdojë minimalisht edhe për pjesën e parë të vitit 2021.

Pa dhënien e një “serumi” nga ana e qeverisë, industria e fasonerisë rrezikon që përveç 22 mijë shkurtimeve nga puna në këtë sektor, të falimentojë tërësisht./Gazetareforma.com/

Etiketa: fasoneriKushtet e veshtiraMosmbeshtetjapandemiaqeveria

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Vaksinimi anti-covid, alarmi i ish-ministrit të Shëndetësisë: Kam informacione që qeveria…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.