Laçi është ndër qytetet ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta, duke lënë pa banesa qindra qytetarë.
Tashmë, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti tragjik dhe banorët e Laçit i janë rikthyer banesave të dëmtuara.
Ata ishin akomoduar në Shëngjin, prej nga ku janë larguar, duke u riktheyer në banesat e shpallura të pabanueshme, pasi vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë përfituar bonusin e qirasë.
Ajo që ka pësuar më shumë dëmtime është lagjja numër 4 ku thuajse të gjithë pallatet janë të pabanueshme dhe ndonëse banorët pu mundohen t’i rikthehen normalitetit, frika është e pranishme ende.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 52 viktima, plagosuri qindra të tjerë dhe la të pastrehë me mijëra qytetarë.
Qeveria ka premtuar bonus qiraje për personat, banesat e të cilëve janë shpallur të pabanueshme, por situata paraqitet ende kaotike në shumë vende.
Nga ana tjetër, janë publikuar edhe hartat e zonave ku do të rindërtohen banesat e reja: