Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

15 vjet nga 21 Janari, pritja për drejtësi vazhdon. SPAK drejt provave kyçe për urdhrat politikë

11:46 21/01/2026
Reading Time: 4 min lexim

Pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, kur katër protestues të paarmatosur u vranë para Kryeministrisë, vëmendja publike mbetet e fokusuar te SPAK, me shpresën se hetimet e rifilluara do të çojnë më në fund në identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve politikë të asaj që konsiderohet një nga episodet më të rënda të dhunës shtetërore në Shqipëri.

Një audio-regjistrim me urdhrat e zinxhirit komandues të Gardës së Republikës për përdorimin e municionit luftarak, si dhe ekspertiza e plumbit që i mori jetën Aleks Nika, priten të jenë provat kyçe që mund të shënojnë një pikë kthese në hetim. Këto elemente vijnë në një kontekst ku edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar se hetimet fillestare u penguan dhe u devijuan nga autoritetet e kohës.

Procedimi penal u regjistrua më 15 korrik 2024, në zbatim të vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të 14 nëntorit 2023, e cila konstatoi shkelje të rënda nga shteti shqiptar dhe kërkoi një hetim të plotë, efektiv dhe të pavarur për vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë në pyetje disa ish-zyrtarë të lartë që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes, përfshirë ish-presidentin Bamir Topi, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidentin Ilir Meta, i cili u paraqit për dëshmi me kërkesë të tij.

Edhe ish-kryeministri Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme më 19 nëntor të vitit të kaluar, pas një përpjekjeje për të zvarritur dëshminë. Ai nuk dha detaje mbi pyetjet e prokurorëve, por u përball me pyetje mbi fshirjen e serverave të Kryeministrisë, duke dhënë një version që bie ndesh me faktin se punonjësi i IT-së që administronte serverat ishte pjesë e organigramës së Këshillit të Ministrave. Vetë Berisha, pak ditë pas ngjarjes, kishte deklaruar në një mbledhje qeverie se ekzistonte një sistem kamerash sigurie që kishte regjistruar protestën.

Në hetim janë pyetur edhe drejtues të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, përfshirë ish-drejtorin e Policisë Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësin e tij Agron Kuliçaj. Më herët janë marrë dëshmi edhe nga organizatorë të protestës dhe ish-zyrtarë të tjerë, si Saimir Tahiri, ish-deputeti Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia.

Një nga provat më të rëndësishme të reja është audio-regjistrimi rreth 34 minuta, i dorëzuar nga familja e Aleks Nikës, ku dëgjohen komunikimet radio të zinxhirit komandues të Gardës gjatë momenteve kritike të protestës. Në regjistrim, sipas burimeve, dëgjohet ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi duke urdhëruar përdorimin e plumbave të vërtetë dhe jo municion manovër ndaj protestuesve.

SPAK ka bërë të ditur se laboratorët kriminalistikë në Shqipëri nuk kanë kapacitete të plota për ekspertimin e kësaj prove, ndaj audioja është dërguar për analizë në laboratorë jashtë vendit. Paralelisht, familjarëve të viktimës u është kërkuar të sqarojnë mënyrën e sigurimit të regjistrimit, pajisjen origjinale me të cilën është realizuar dhe burimin e audios.

Ndërkohë, plumbi që i mori jetën Aleks Nikës, i cili prej dy vitesh ishte në administrim të Prokurorisë së Tiranës, është dërguar në Itali për ekspertizë balistike. SPAK po verifikon gjithashtu prova shkresore dhe dëshmi të tjera për të përcaktuar nëse ka pasur një urdhër politik për kalimin nga municioni manovër në plumba luftarakë dhe nëse pas ngjarjes janë kryer veprime të qëllimshme për pengimin e hetimeve.

Aktualisht, procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. Burime nga hetimi bëjnë me dije se nëse provohet se urdhri ka ardhur nga nivelet më të larta të qeverisë së asaj kohe, përgjegjësia penale do të shtrihet për të gjitha jetët e humbura më 21 janar 2011.

Familjarët e viktimave e konsiderojnë hetimin aktual si shansin e fundit për drejtësi dhe presin që SPAK të zbardhë plotësisht ngjarjen, duke ndëshkuar si urdhëruesit ashtu edhe zbatuesit. Ngjarja e 21 janarit mbetet një plagë e hapur në historinë e tranzicionit shqiptar, ndërsa vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka rikthyer vëmendjen te përgjegjësia politike dhe detyrimi i shtetit për të garantuar drejtësi reale.

Të tjera

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas...

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
Aktualitet

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Deri më sot, 52 udhëheqës nga po aq vende të botës janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e...

12:43 21/01/2026
Para
Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

12:43 21/01/2026
Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

12:20 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.