Azeta Alkmar është klubi i futbollit më i prekur nga Covid-19, ku deri më tani numëron plot 15 persona të prekur.
Para ndeshjes së Europa League me Napolin, kishin 13 persona dhe madje arritën që të fitonin. Listës i janë shtuar edhe dy raste të reja ditën e sotme.
Shumica e futbollistëve që ndodhen në karantinë bëhet me dije se nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.
Azeta nuk mundi të fitojë në ndeshjen e kampionatit holandez, Eredivisie , kundër ADO Den Haag ku u ndal në barazim 2-2.
/GazetaReforma.com/