Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

14 viktima nga stuhitë në Pakistan pas valës së të nxehtit

06:17 26/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur pasi stuhitë me erë të fuqishme goditën Pakistanin qendror dhe verior, menjëherë pas një vale intensive të të nxehtit që kishte përfshirë vendin.

Fenomeni ekstrem përfshiu të shtunën pasdite dhe në mbrëmje provincat Punjab dhe Khyber-Pakhtunkhwa, si dhe kryeqytetin Islamabad, duke shkaktuar rrëzime pemësh dhe shtyllash elektrike.

Sipas autoriteteve, shumica e viktimave humbën jetën nga shembja e mureve dhe çative, ndërsa dy persona vdiqën pasi u goditën nga panelet diellore që u shkëputën nga erërat e forta. Një tjetër burrë u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën nga rrufeja.

Zëdhënësi i autoritetit për menaxhimin e fatkeqësive në Punjab, Mazhar Hussain, konfirmoi se temperaturat ekstreme, që arritën mbi 45°C krijuan kushtet për formimin e këtyre stuhive të dhunshme.

“Kjo ishte një stuhi jashtëzakonisht e fortë, me erëra të shpejta dhe pluhur të dendur që e ulte ndjeshëm dukshmërinë,” deklaroi Hussain.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjete sociale tregojnë momente paniku, përfshirë një klip nga një avion që po tentonte të ulej në qytetin Lahore, ku pasagjerët dëgjohen duke bërtitur gjatë turbulencave. Avioni u devijua më pas drejt Karaçit.

Pakistanit, një nga vendet më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike, po përjeton gjithnjë e më shpesh mot ekstrem. Gjatë prillit dhe majit, Islamabadi u godit nga stuhi breshëri, një fenomen i rrallë, i cili shkaktoi dëme të mëdha në automjete dhe panele diellore.

Në disa zona të Punjabit, temperaturat në prill arritën deri në 46.5°C, ndërsa shkollat në provincat Punjab dhe Balochistan janë detyruar të mbyllen më herët për pushimet verore për shkak të vapës përvëluese.

Etiketa: Pakistan

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Malajzia bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Mianmar

Malajzia bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Mianmar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.