Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompania e tij ” e shpallur nga qeveria” ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar një resort në Dhërmi, një kompleks luksoz që në ‘pikëpamje të parë’ ka në fokus turizmin elitar!- tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë, ndërkohë pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.
Pas akuzave ndaj tij se ka përfituar tokë nga shteti, Gaz Paja ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ku thekson se nuk ka përfituar asnjë cm2 tokë nga shteti, gjithashtu sqaron se “Startek” dhe “Ecotech” kanë vënë në dispozicion një tokë të cilën e kanë blerë, po si duket ka ‘harruar’ faktin se në faqen zyrtare të projektit thuhet se resorti do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.
“NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik.
Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat”, këto ishin disa prej fjalëve në reagimin e tij duke e bërë të qartë sipas tij se toka është private dhe e blerë prej tyre, me kompaninë e huaj që funksionon sa për t’i përdorur emrin.
Pas reagimit të tij të lindin një sërë pyetjesh të cilat mbesin pa përgjigje,, si është marrë toka? Cila pjesë është private dhe sa shtetërore, pasi siç e përmendëm nuk rezulton të jetë e gjitha private, ku janë kontratat e shit-blerjes dhe asetet financiare të kompanive sipas përqindjes të ortakërisë siç u shpreh aktori?!
Gjithçka duket në rregull deri në momentin kur projekti dhe titulli supozohet të jepet për të zhvilluar turizmin në shqipëri, dhe jo për të shitur apartamente e vila e fitimet të shkojnë tek kompanitë përkatëse. Pasi ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me shumë debate pikërisht për këtë gjë , për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë që do i sillnin zhvillim vendit, por që të ndërtojnë vila e të kalojnë fitimet në kompanitë e tyre. Ndërkohë ne si media u përpoqëm për t’i dhënë mundësinë që të sqarojë opinionin publik me informacione apo dokumente të sakta më të vërtetuara se ajo deklarata ku mesa shohim nuk është e vërtetë, duke i shkruar për të marrë një përgjigje që deri më tani nuk është kthyer gjëkundi.
Por më e rëndësishmja e kësaj çështjeje është pikërisht pyetja se ku është benefiti turistik i shqiptarëve? A besohet tashmë se me të vërtetë ky projekt ka në fokus zhvillimin turistik, apo këtu luhet diçka akoma më e madhe?! Mos ndoshta lidhet në ndonjë cep edhe kjo histori me ‘Lali Erin’?, nuk do të ishte çudi nëse do të ndodhte kështu,,por do të mungonte diçka, provat për ta vërtetuar me fakte këtë dhe çdo gjë tjetër që ndodh dhe vetëm ndodh në vendin tonë…