Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

13-vjeçari nga Lushnja u vetëvar duke bërë video për “Tik Tok”, ja kë fajëson ministrja Kushi

12:31 22/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reagur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lushnjë ku një fëmijë u vetëvar. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërguar në spital, për të ishte shumë vonë. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi.

Ministrja Kushi tha se secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe fajësoi orët e gjata e të pakontrolluara në internet të fëmijëve.

“Është një shqetësim që e kam ngritur prej kohësh, edhe në media, edhe në takimet që zhvilloj me mësues, me prindër, ekspertë të institucioneve arsimore, fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacioni që jo thjesht është sjellë pasoja për shkak të prishjes së regjimit sepse për orë të gjata natyrisht dhe për shëndetin nuk i bën mirë, por mbi të gjitha influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnje akoma nuk është vërtetuar se cila ka qenë arsyeja, por dyshimet janë për shkak të angazhimit të tij të madh në rrjete sociale, përdorimi i programeve dhe videove të caktuara. Por është përgjegjësi e të gjitha institucioneve dhe e të gjithë shoqërisë. Ne si institucione arsimore pa dyshim që kemi përgjegjësi të lartë në edukimin e fëmijëve, në informimin e tyre për rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i tepruar i teknologjisë apo qëndrimi me orë të zgjatura në telefona celularë apo iPad, kompjuter dhe internet, por kjo është një detyrë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, jo vetëm punonjësit psikosocial, jo vetëm institucionet arsimore, por edhe familja e shoqëria.  Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata dhe as nuk i kontrollojnë se çfarë informacionesh marrin dhe ku i aksesojnë. Prandaj them që përgjegjësia është e jona”, u shpreh Kushi.

Edhe pse ngjarja është në hetim, deklaratat e shokëve kanë ngritur dyshimin se 13 vjeçari po përgatiste një video për Tik Tok. Ministrja tha se ka iniciuar një diskutim të gjerë për të marrë mendime se cilat janë rrugët e duhura për kontrollin e fëmijëve para riskut kibernetik.

“Kam bërë një ftesë publike që të hapim një debat të gjerë çfarë duhet të bëjë gjithsecili, çfarë përgjegjësish duhet të marrë në mënyrë që të mos dëmtojmë as shëndetin, as të ardhmen e fëmijëve tanë, por e kundërta, të ndërtojmë strategji e politika se si ti edukojmë sa më mirë dhe sa më shëndetshëm.

Dy vitet e fundit, prioritetet tona kanë ndryshuar për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Një pjesë e buxheteve që kanë qenë çdo vit në dispozicion për rikonstruksionin e shkollave në të gjithë vendin janë fokusuar tek shkollat e dëmtuara nga tërmeti. Që nga viti i ardhshëm, me buxhetin e vitit 2022, kemi 1.2 miliard lekë në dispozicion për rikonstruksionin e shkollave jo vetëm në zonat e tërmetit, por edhe në bashki të tjera në të gjithë Shqipërinë. Nëse dikur në shkolla kishte vetëm drejtor, mësues dhe staf mbështetës, sot kemi dhe mësues ndihmës për nxënës me aftësi ndryshe, punonjës psikosocial, oficerët e sigurisë, sidomos në shkollat e mesme janë ndihmë shumë e madhe për fenomenet që mund të ndodhin për dhunën apo bullizmin. Pra kemi shtuar jo vetëm shumë komponentë, por punojmë vazhdimisht që të mos kemi vetëm numra të shtuar, por edhe njerëz profesionistë e të aftë”, u shpreh ministrja Kushi.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
“Kush e pa Meteon kur bleu bukën?”, tezja e 8-vjeçarit hedh dyshime të reja

"Kush e pa Meteon kur bleu bukën?", tezja e 8-vjeçarit hedh dyshime të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.