Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në qytetin e Bilishtit, ku një 13-vjeçar është kapur me një biçak në çantën e tij të shkollës.
Mësuesja e shkollës 9-vjeçare, pas një kontrolli të çantës së nxënësit, ka gjetur mjetin prerës dhe ka njoftuar menjëherë drejtorinë e shkollës dhe policinë.
Nxënësi, i cili nuk kishte shfaqur probleme në shkollë deri tani, ka deklaruar se e kishte blerë biçakun në një dyqan të qytetit, por nuk ka sqaruar arsyet për këtë blerje. Pas ndihmës nga psikologu i shkollës, ai është marrë në pyetje nga autoritetet, ndërsa hetimi vazhdon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu, pritet të nisin procedime penale për shitësin, pasi shitja e mjeteve prerëse minorenëve është e ndaluar me ligj.