Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

12 kallëzime dhe shumë pasuri nën sekuestro, SPAK bën bilancin për muajin nëntor

12:27 07/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikar bilancin e aktivitetit të saj gjatë muajit nëntor.

SPAK njofton se janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 4 procedime penale me 15 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, është dhënë nga Gjykata e Posaçme një (1) vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 2 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një (1) vendim konfiskimi sipas të cilit janë konfiskuar:

16 pasuri të paluajtshme

5 pasuri të luajtshme

11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare.

Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto: 2 vendime kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 10 të dënuar.

Janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme:

Automjete: 4 copë

Aparate celulare: 8 copë të markave të ndryshme

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 25 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Është vënë në ekzekutim një (1) letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë.

Në funksion të hetimeve të përbashkëta ka qenë e nevojshme zgjatja e afateve për një (1) Skuadër të Përbashkët Hetimore, si dhe zgjerimi i një (1) Skuadre të Përbashkët Hetimore duke përfshirë si palë në marrëveshje edhe një anëtar tjetër nga autoritetet e huaja.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), Itali, si dhe në kuadër të bashkëpunimit në rritje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), në datën 8 Nëntor 2022 në Shqipëri u mbajt një Simpozium.

Në datën 14 Nëntor 2022, në Bukuresht, Rumani është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit të Rumanisë dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë.Përveç takimeve koordinuese në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore, Drejtuesi si dhe Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 7 Takime/Trajnime/ Konferenca.

U është kthyer përgjigje e plotë 23 kërkesave zyrtare për informacion.

Ka përfunduar diskutimi me Kuvendin e Shqipërisë dhe miratimi i buxhetit të vitit 2023 për SPAK.

Është monitoruar ecuria e realizimit të treguesve të buxhetit të SPAK për muajin Nëntor 2022;

Është shtrirë përdorimi i AFMIS në të gjithë stafin administrativ dhe fazat e ciklit të menaxhimit financiar të SPAK;

Janë iniciuar 3 procedura prokurimi dhe nënshkruar 2 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.

Të lidhura

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?
Aktualitet

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

Parku Kombëtar i Vjosës, simboli natyror i Shqipërisë dhe lumi i fundit i egër në Evropë, ndodhet përballë një rreziku...

22:10 21/06/2025
Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve
Aktualitet

Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

Amfiteatri Antik i Durrësit u shndërrua në një qendër të gjallë të kulturës botërore, ku tingujt dhe ritmet e traditave...

19:59 21/06/2025
Para
Sulmi ndaj Berishës në lupën e akademikut Artan Fuga

Sulmi ndaj Berishës në lupën e akademikut Artan Fuga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

22:10 21/06/2025
Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

19:59 21/06/2025
Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

19:22 21/06/2025
Izraeli godet objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran, 10 shkencëtarë të vrarë

Izraeli godet objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran, 10 shkencëtarë të vrarë

18:57 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.