Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit.
Dhjetëra qytetarë, me flamuj në makinat e tyre, kanë organizuar një paradë festive në qendër të qytetit, duke përfshirë grupmosha të ndryshme.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duken makinat e zbukuruara me flamurin shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike që krijojnë një atmosferë festive.