Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

11 vite nga “21 Janari”, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron

09:35 21/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kanë kaluar plot 11 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Rama ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, të cilën e ka shoqëruar edhe me një shkrim të shkurtër, ku ka shprehur bindjen se drejtësia vonon por nuk harron, ndërsa ka nderuar protestuesit e vrarë,

“MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që  pas më shumë se një dekade nga ngjarja, prokuroria e Tiranës rinisi në maj të 2021, hetimet për 4 viktimat Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Si çdo vit edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga familjarët dhe politikanët në vendin ku u vranë protestuesit.

Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë. Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara. Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike. Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.  Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj. Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

Të tjera

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret
Bota

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Në orët e para të mëngjesit, një zjarr i fuqishëm shpërtheu në Kefaloni, por tashmë është vënë nën kontroll, sipas...

09:53 12/08/2025
Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”
Aktualitet

Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”

Europol ka bërë publike detaje të një operacioni ndërkombëtar që çoi në goditjen e asaj që e përshkruan si “karteli...

09:34 12/08/2025
Para
U gjet e vdekur në kanal, 64-vjeçarja në Kuçovë u vra nga fqinji i saj, zbulohet shkaku (Emri)

U gjet e vdekur në kanal, 64-vjeçarja në Kuçovë u vra nga fqinji i saj, zbulohet shkaku (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

09:53 12/08/2025
Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”

Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”

09:34 12/08/2025
SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

09:28 12/08/2025
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 12 viktima! OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 12 viktima! OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes

09:04 12/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.