Dita e 1 majit është dita e punëtorëve dhe pikërisht për këtë arsye, për të protestuar kundër kushteve të mjerueshme të punës, në bulevardin para kryeministrisë janë mbledhur shumë minatorë.
Minatorët së pari janë duke kërkuar statusin e premtuar të minatorit, pasi ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Gati njëzëri ata hedhin parrulla të tilla si:
“Me banditë nuk ka shtet. Çfarë ndryshim ka Rama nga Saliu, një bisht qeni, një bisht miu”.
Ndërsa njëri prej tyre është shprehur se minatorët ndihen të mënjanuar, pasi përveç shtetit, mënjanë jo pak herë i ka lënë edhe media.
” Ka pensione fallco për minatorët, ka 3 pensione fallco dhe 1 të rregullt. Edhe media nuk na ka raportuar gjithmonë. Po protestojmë kundër kësaj qeverie me banditë. “, u shpreh një nga minatorët.