Skip to content
Politikë

“Zyrtarisht të divorcuar”, përfundon seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Pas një seance të shkurtër, që zgjati më pak se një orë, u arrit të merrej vendimi për divorc. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht është në burg për shkak të hetimeve të SPAK, ishte i pranishëm në seancë, duke u shoqëruar nga forcat e policisë së Burgjeve.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi nuk ka qenë e pranishme, por është përfaqësuar nga avokati i saj, Redi Llanaj.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

Në qershor të vitit ishte kreu i PL që iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkoi zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.