Skip to content
Të Gjitha

Zyrtare! Publikohet emri i kandidatit të parë për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

· 2 min lexim

Është publikuar emri i kandidatit të parë për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bëhet fjalë për Artan Shkëmbin, kreun e njësisë “Forca e Ligjit”.

Shkëmbi ka pranuar për Top Channel që po përgatit dokumentacionin për t’iu përgjigjur thirrjes për t’u bërë pjesë e specialëve që do hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, thuhet se në garë do hyjë edhe shefi i antiterrorit, Gledis Nano.

Më herët është përfolur se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.

Pretendentët kanë afat deri në datën 30 janar për të dorëzuar formularët.

Bazuar në ligjin 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion neni 34, kreu i BKH duhet:

– të ketë formim profesion master,

-eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe

-eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.

Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore.