Skip to content
Të Gjitha

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut skeptik për “Mini-Shengenin”:“Mund të shkëputemi nga nisma”

· 1 min lexim

Bujar Osmani, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur rreth ‘Mini-Shengenit’.

I ftuar në Open, Osmani tha se ka ende paqartësi sa i përket synimeve të kësaj nisme.

“Parakushti i Maqedonisë së Veriut ishte që në këto takime të merrnin pjesë të gjitha vendet e rajonit dhe të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian.Në takimet e bëra ka akoma paqartësi në lidhje synimet e kësaj nisme. Ne e shikojmë një nismë akoma në zhvillim e sipër. Neve nuk na pengon asgjë që në një moment të shkëputemi nga nisma nëse vazhdojnë paqartësitë.”

Ai u shpreh se ishte skeptik nga mbështetja e SHBA-së dhe BE-së.

Osmani tha se në fakt nuk është një nismë e nisur nga SHBA dhe BE, por nga Vuçiç dhe Rama dhe që këtu ka një kërcitje.

Sipas Osmanit nga Bashkimi Europian ka ardhur një mbështetje: Majlinda Bregu.

Mbrëmjen e sotme lidhur me “Mini-Shengeni” ka folur edhe drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë,  Bojken Abazi.

Abazi deklaroi se nëse Albin Kurti do ishte në krye të qeverisë së Kosovës, kjo e fundit do merrte pjesë në Samitin e tretë, i cili u mbajt të shtunën, në Tiranë.