Zjarri në Greqi/ Policia arreston një 43-vjeçar që hiqej si vullnetar, ja çfarë gjetëm gjatë kontrolleve në banesë

Zjarret në Greqi kanë marrë përmasa të mëdha dhe po pushtojnë pjesën më të madhe të vendit. Policia greke ka bërë me dije se ka vendosur në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka vendosur zjarret në zonën e Kryonerit. 43-vjeçari hiqej si drejtues autobusi dhe pretendonte se merrte pjesë në shuarjen e flakëve, në mënyrë vullnetare.
Mediat vendase shkruajnë se teksa ai bënte sikur ndihmonte në shuarjen e vatrave të zjarrit, mbas tij, aktivizoheshin papritur vatra të reja zjarri. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar forcave zjarrfikëse dhe autoriteteve të cilat nxitën më shumë dyshimet dhe u vunë në lëvizje.
Policia greke vendosi që të arrestonin burrin, gjithashtu 43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegur. Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle të imtësishme edhe në banesën e 43-vjeçarit kuka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.
Sjellim në vëmendje se prej ditsh situata në Greqi është kritike. Ditën e sotme kanë humbur jetën edhe dy persona si pasojë e flakëve që i kanë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në veri të Athinës. Situata paraqitet shumë e vështirë edhe në Evia ku dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme