Skip to content
Të Gjitha

Zjarr në Roskovec, rrezikohen të digjen shtëpi dhe sera përreth Kënetës

· 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur “Këneta e Zezë” në Strum të bashkisë së Roskovecit në Fier.

Vatra e zjarrit ka përfshirë 2 kilometra tokë, ku po rrezikohen sera dhe banesat që janë përreth Kënetës.

Për shkak të erërave të forta, flakët e zjarrit janë përhapur edhe më shumë.

Ende nuk dihet si ka rënë zjarri në këtë zonë. Policia dyshon se ngjarja është  e qëllimshme. Ajo ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.