Skip to content
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Deklaratat ndaj Biden, twitter censuron postimet politike të Trump

· 1 min lexim

Procesi i numërimit të votave në SHBA që pas përfundimit të votimit ditën e djeshme, është përcjellur edhe nga ngjarje dhe deklarata dinamike.

Ndërkohë që kandidati i Demokratëve, Joe Biden, po përfiton terren në disa shtete kyçe, duke kryesuar ndaj Trump, ky i fundit ka vërshuar me akuza dhe deklarata.

Në postimin e tij para rreth një ore në rrjetin social twitter, Trump ka bërë akuza në lidhje me manipulimin e votave me postë.

Por vetëm pak më parë, twitteri i ka censuruar postimet e fundit politike të Presidentit aktual të SHBA-së.

Twitteri kishte paralajmëruar edhe më parë që përpos të tjerave, edhe deklaratat politike do të censuroheshin nga kompania./GazetaReforma.com/