Skip to content
Politikë

Zgjedhja e presidentit, Balla: Presim të shkojmë në raundin e tretë me një emër nga opozita

· 2 min lexim

Ditën e sotme Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve lidhur me propozimet sa i përket kandidaturave për presidentin e vendit.

Në fjalimin e tij, Balla tha se PS nuk do të bënte asnjë lloj propozimi deri ën raundin e tretë ndërsa priste që në këtë raund të shkohej me njëemër të propozuar nga opozita.

Balla: Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme me përjashtimin e formulës së propozuar nga Alibeaj, 4-2-1 që nuk quhet negociatë. Kështu që orët në vijim do të jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat.

Pyetje: Nëse shkojmë në raundin e katërt, me një kandidat të propozuar nga ju?

Balla: Ne sot presim propozime konkrete nga opozita, nuk kemi marrë qoftë edhe një emër të vetëm nga ata që të shkojë në grupin parlamentar të PS-së dhe t’ua paraqes. Kusht që ose zgjidh një nga katër emrat e mi, ose nuk pranohet, kjo besoj se është qesharake.

Pyetje: Të njëjtën procedurë do ndiqni edhe me grupet e tjera parlamentare?

Balla: Po, në fakt ata kanë qenë më bashkëpunues, kemi rënë dakordqë në fillim për t’u ulur në tryezë.