Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zëri i Amerikës komenton protestën e studentëve, nuk anashkalon qëndrimin e Ramës

19:37 10/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Protesta e studentëve që vazhdon tashmë prej ditësh është komentuar edhe nga media “Zëri i Amerikës”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë ku përveç komentit të ngjarjes ka shprehur edhe qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj kësaj ndodhie.

“Tiranë: Dita e gjashtë e protestës studentore. Kryeministri Rama mban fjalim një orë në Facebook”, është titulli i lajmit të publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’ duke përmendur faktin tek kohëzgjatja e konferencës së kreut të qeverisë.

Shkrimi i plotë i ‘Zërit të Amerikës’

Kryeministri Edi Rama premtoi sot të përmbushë kërkesat e studentëve protestUEs pas një dialogu teknik në tryezë, i cili nuk mund të përjashtohet.

Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.

Zoti Rama premtoi mes të tjerash uljen 50 për qind edhe më tej të tarifave për studentët me rezultate maksimale dhe për studentët që vijnë nga familje me përkrahje sociale.

Ai tha përmes një komunikimi nga Facebook-u se sot nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat.

Zoti Rama tha se është dakord që ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim.

“Qeveria kërkon dialog dhe kërkesat e studentëve na gjejnë plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe domosdoshmërisë për të shqyrtuar këtë problematikë komplekse. Protestat bëhen për t’u dëgjuar ndaj dialogu është i nevojshëm” – tha ai.

Zoti Rama tha se ka mbledhur 7-8 grupe me kërkesa të shfaqura nga studentët në rrjete sociale, dhe është gati të dialogojë dhe se i konsideron studentët si aleatë në reformimin e universiteteve.

Ai tha se nga ana tjetër tarfiat universitare i vendosin vet universitetet, ndërsa qeveria e ka për detyrë të respektojë autonominë e universiteteve.

Nga ana tjetër, studentët vazhduan protestën e tyre para ministrisë së arsimit. Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.

Folësit nëpër megafonë përsëritin se protesta nuk ka kryesi, nuk ka përfaqësi, se ata janë të barabartë dhe se flasin njëzëri me kërkesat e shkruara, që iu drejtuan autoriteteve.

Studentëve të Tiranës iu bashkuan edhe studentët e universiteteve publiek të Durrësit, Elbsasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës, dhe protesta do të vazhdojë nesër e më tej, deri në plotësimin e kërkesave.

Ata nuk kanë pranuar asnjë figurë politike në radhët e tyre dhe refuzojnë çdo marrëdhënie me partitë, dhe theksojnë se qëllimi i tyre është vetëm plotësimi i kërkesave drejtuar zyrtarëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Lëv me ide të qarta/ Pritet të risjellë në kombëtaren gjermane, 4 veteranët kampion bote

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip