Skip to content
Kryesore

Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike në Shënmri të Tiranës

· 1 min lexim

Në Shënmri të Tiranës është bërë një zbulim i jashtëzakonshëm pasi Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike. Lajmi është bërë me dije, ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili u shpreh se ky zbulim i shton vlera të mëdha trashëgimisë kulturore.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare. Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, shkruan ai.