Skip to content
Kronikë

Zbardhen detaje për atentatin ndaj ish-kreut të PS, Nikolin Huba

· 2 min lexim

Pas dy muajsh nga plagosja e ish-kreut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba janë zbardhur detaje ku dallohen targat e atentatorëve me motor. Gazetari Julian Kasapi shkruan për A2CNN se nga disa kamera sigurie larg vendit ku dhe ndodhi atentati,shihen autorët të cilët janë pikasur duke ndjekur Hubën që lëvizte me një automjet Mercedes-Benz.

Ata kanë pritur deri sa 54-vjeçari të dilte nga një prej kafenetë e zonës. Pasi i afrohen dhe i dalin paralel në një distancë të afërt, autori i ulur në sediljen e pasme të motorit e qëllon me 2 plumba në këmbë. Motori kishte targa angleze.

Nga ekzaminimi i pamjeve filmike hetuesit e Policisë së Shkodrës kanë dalë në përfundimin se autorët të dyshuar me pagesë nuk kanë pasur qëllim ta ekzekutojnë Hubën por vetëm ta plagosin. Gjithsesi ngjarja nuk ka ende një autor.

Kujtojmë se ‘më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.