Skip to content
Të Gjitha

Xhenierët çlirojnë fshatin Manati, largojnë municionet e Luftës së dytë Botërore

· 1 min lexim

Forcat e Armatosura pastrojnë një tjetër zonë të rrezikshme sa ju përket municioneve të mbetura jashtë kontrollit në zonat e banuara.

Njoftimin e dha Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, sipas së cilës me anë të një video ka njoftuar se Forcat e Armatosura, është parandaluar një tragjedi.

Fshatin Manati në Lezhë, falë punës së xhenierëve është më I sigurtë pas largimit të  74 predhave të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg.

Vlerësimet paraprake, i lidhin ato me periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Sipas ministres, Forcat e Armatosura  kanë përfunduar 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municion të rrezikshëm.