Skip to content
Kryesore

World Justice/ Shqipëria, më e korruptuara në Europë

· 1 min lexim

Shqipëria mbetet vendi më i korruptuari i Europës edhe në raportin e këtij viti pasi ajo është renditur në vendin e 89-të.

Çka kjo tregon se një sërë faktorësh që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe drejtësinë nuk janë në nivelet e dëshiruara për një vend demokratik.

Problemi më i madh në vendin tonë është korrupsioni, i cili vazhdon të dominojë përmes ryshfetit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

Në raportin e World Justice Project, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile, vendi ynë ka mbledhur 48 pikë nga 100 gjithësej.