Skip to content
Kronikë

Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, lihet në burg Mark Kodra: Çfarë është bërë, është bërë

· 2 min lexim

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e  sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Mark Kodra i cili vrau për motive banale para tre ditësh Emiljano Ndoun.

47-vjeçari është shfaqur ditën e sotme para trupit gjykues pa pendesë dhe është shprehur se: “ajo punë ka ndodhur, çfarë është bërë, është bërë”, pa dhënë sqarime të tjera.

Gjykata e ka cilësuar sit ë ligjshëm arrestimin e 47-vjearirt dhe ka vendosur masën “arrest me burg” për Mark Kodren. Në deklarimin e dhënë para togave të policisë, Kodra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë dhe ka sqaruar se konflikti mes tyre ka nisur që para një viti, e më pas është përshkallëzuar. Sipas tij, viktima i ka rrahur djalin, edhe pse disa herë ishte paralajmëruar të mos e bënte.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 28 majit, në momentin që viktima po kthehej në shtëpi. Ka qenë Mark Kodra ai që është future në banesën e tij sapo ka parë 25-vjeçarin, ka marrë armën dhe ka qëlluar të riun duke e lënë të vdekur në vend. Konflikti m es tyre ka qenë I vazhduar, ndërsa dyshohet se viktima mund t’i këtë ngacmuar vajzat Kodrës. Pas ngjarjes, autori është futur në banesën e tij, pa shfaqur pendesë për krimin.