Skip to content
Kryesore

72-vjeçari përplaset nga një automjet në Shkodër, përfundon në spital

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Y. D., ka humbur kontrollin e makinës, çka ka sjellë përplasjen me të moshuarin, Sh. B.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.