Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e Klodjan Rashës/ Pas Tiranës ndizet Shqipëria… protesta në Vlorë, Lushnjë, Fier, Bulqizë: Sandër Lleshaj të largohet

· 1 min lexim

Pas Durrësit dhe  Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorës, Lushnjës, Fierit, por edhe Bulqizës, kanë marshuar në rrugët e qytetit për të protestuar kundër vrasjes së  25-vjeçarit Klodjan Rashës, nga policia, mëngjesin e së hënës.

Në Lushnjë disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjës.

Featured image of article: Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë, Lushnje dhe Fier marshojnë në rrugët e qyteteve: Duam drejtësi, Sandër Lleshaj të largohet

Po ashtu ata kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve, si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin. Ndërkohë dhe në Vlorë, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar po marshojnë në rrugët e qytetit.

Sakaq në Fier qytetarët me pankarta në duar dhe qirinj, një grup të rinjsh kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

Qytetarët e Bulqizës janë solidarizuar me protestat në tërë vendin, pas vrasjes së 25 vjecarit Klodian Rasha nga policia.

Një numër i madh protestuesish kanë rrethuar komisariatin e Bulqizës, duke i bërë thirrje policëve të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta.

/GazetaReforma.com/