Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria e gjitha në këmbë, nisin protestat në Durrës dhe Gjirokastër

· 1 min lexim

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë. Së fundmi në Gjirokastër dhjetëra qytetarë  kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj.

Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend.

“Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët.

Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria ngrihet në këmbë, nis protesta në Durrës dhe Gjirokastër

Po ashtu protesta ka nisur dhe në qytetin e Durrësit, ku protestuesit kanë dalë  para godinës së Prokurorisë në Durrës duke bërë apel për drejtësi.

“Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”,- u shprehën protestuesit.

Ndërkohë, qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

/GazetaReforma.com/