Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e Klodian Rashës/ Kreu i SHÇBA-së, Mehmet Rrumbullaku, thirret urgjent në Prokurorinë e Tiranës

· 1 min lexim

Vrasja e bujshme e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga policia ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë.

Këtë mesditë po zhvillohet takim në Prokurorinë e Tiranës, ku të pranishëm janë edhe Drejtori i SHÇBA-së Mehmet Rrumbullaku, si dhe strukturat e tjera hetimore, të cilët po analizojnë ngjarjen me detaje, si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për policin që qëlloi mbi të riun N. H.

Organet e drejtësisë po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik.

/GazetaReforma.com/