Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e 25-vjeçarit/ Protesta në Shkodër përfshin gjithë qytetin. Gurë komisariatit dhe selisë së PS-së. Policia ‘dorëzohet’

· 2 min lexim

Policia dhe autoritetet qeveritare janë dorëzuar në Shkodër prej nga ku ka nisur që prej 1 ore një protestë madhështore e qytetarëve të zemëruar.

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka bërë që protestuesit në Shkodër ta përshkallëzojnë atë duke sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Parisë Socialiste dhe komisariatin e policisë.

Ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës, si dhe i kanë vënë zjarrin më pas kazanëve të mbeturinave.

Me pankarta në duar “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret” dhe me thirrjet “Poshtë komunizmi”, “Rama ik!”, mijëra qytetarë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia.

Featured image of article: SHKATËRROHET PARTIA SOCIALISTE NË SHKODËR

Protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryepolicit Ardi Veliu.

Protesta që nisi e qetë ku qytetarët marshuan në rrugët kryesore të qytetit, më pas u përshkallëzua dhe disa persona kanë qëlluar me gurë e sende të forta selinë e PS duke thyer xhamat.

Featured image of article: Të miturit thyejnë derën e Partisë Socialiste në Shkodër, futen brenda saj, nxjerrin jashtë DOKUMENTET

Po kështu janë djegur reklama dhe janë përmbysur kazanë mbeturinash,  ndërkohë që janë thyer edhe vazo dekorative me lule. Më pas protestuesit janë drejtuar për nga Bashkia e Shkodrës. Me gjithë praninë e madhe, policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka pasur shoqërime, duke dashur që të mos krijoë më tepër zemërim tek qytetarët turma e të cilave ka qenë masive.

Featured image of article: Protesta për Klodian Rashën/ Ndizet flaka në Shkodër! Të rinjtë i vendosin zjarrin reklamave në rrugë

/GazetaReforma.com/