Skip to content
Kryesore

Vrasja e 14-vjeçarit/ Protestë në Lezhë, kërkohet siguri në shkolla

· 1 min lexim

Pas Tiranës, edhe Lezha ka organizuar protestë për sigurinë në shkolla, pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani.

Me moton “Një manifestim, një qëllim, një ndryshim”, të rinjtë dhe aktivistët e shoqërisë civile u mblodhën në Sheshin pranë Obeliskut, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin arsimor dhe një të ardhme më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Ata theksuan nevojën për rritjen e sigurisë në shkolla dhe për funksionimin e psikologëve në institucione edukative. Këshilltarja e PD, Alfrida Marku, ngriti shqetësimin për fondet e papërfillshme në buxhetin e Bashkisë Lezhë për këto problematika.

Ky reagim erdhi pas tragjedisë në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra pranë shkollës nga një bashkëmoshatar.